Hungaria pranon marrëveshjen dhe i hap rrugën, ndihmës 18 miliardë euro të BE për Ukrainën

Hungaria pranon marrëveshjen dhe i hap rrugën, ndihmës 18 miliardë euro të BE për Ukrainën

11:26, 13/12/2022
A+ Aa A-

Hungaria ka rënë dakord të heqë veton dhe të lejojë dërgimin e 18 miliardë eurove të ndihmës së BE-së për Ukrainën.

Komisioni Evropian muajin e kaluar rekomandoi që  7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Budapestin duhet të bllokoheshin, sepse reformat për të forcuar sundimin e ligjit në Hungari dështuan.

Por ambasadorët e BE-së ranë dakord ta ulin shumën e bllokuar në 6.3 miliardë euro dhe miratuan 5.8 miliardë euro financim për rimëkëmbjen pas COVID-19.

Në këmbim, Bupadest hoqi kundërshtinë e tij në dy vendime kryesore që kërkonin unanimitet midis vendeve të BE: 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe një taksë globale të korporatave.

"Mega-marrëveshje! Ambasadorët e BE-së miratuan në parim një paketë prej 18 miliardë eurosh në mbështetje për Ukrainën, 15% taksë minimale për korporatat e mëdha, miratimin e Palnit të Rimëkëmbjes së Hungarisë dhe një marrëveshje për kushtëzimin", tha Presidenca Çeke e Këshillit Evropian në Tëitter.

Budapestit megjithatë do t'i duhet ende të plotësojë 27 "super piketa" të përcaktuara nga Komisioni Evropian në mënyrë që të marrë fondet nën mekanizmin e kushtëzimit dhe të Planit të Rimëkëmbjes.

Këto përfshijnë reformat për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit, rregulla të reja për auditimin dhe raportimin mbi fondet e BE-së, krijimin e organeve të reja të pavarura kundër korrupsionit dhe rregulla më të forta për të goditur konfliktet e interesit.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha muajin e kaluar se priste që Budapesti t'i arrinte këto piketa përpara fundit të tremujorit të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco