Në SHBA shpërthen skandali/ Zyrtari i lartë i Biden fshehu takimet me Soros dhe me Clinton

Në SHBA shpërthen skandali/ Zyrtari i lartë i Biden fshehu takimet me Soros dhe me Clinton

20:14, 12/12/2022
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, raporton për një skandal në lidhje me një nga agjencitë më të rëndësishme të qeverisë amerikane.

Bëhet fjalë për Komisionin për Bursat dhe Letrat me Vlerë. Qëllimi kryesor i kësaj agjencie të pavarur të qeverisë amerikane është që të ruajë tregjet nga manipulimet.

Por pavarësisht kësaj, kreu i kësaj agjencie Gary Gensler ka mbajtur të fshehura takimet që ka zhvilluar me miliarderin e majtë, George Soros dhe me ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Fox News raporton se takimet në fjalë janë zhvilluar në vitin 2021. Takimi me Clinton u bë më 7 gusht të vitit 2021. Gensler, një ish-drejtues i bankës Goldman Sachs, ka qenë shef i financave gjatë fushatës për presidente të Hillary Clinton në vitin 2016.

Vetëm pasi skandali u bë publik, agjencia nisi të përditësojë kalendarin e takimeve, duke u justifikuar se përditësimi ndodh herë pas here.

Më 6 shtator 2021, Gensler u takua me Soros. Në qendër të diskutimit duket se ka qenë një shkrim që Soros do e publikonte dy javë më vonë në gazetën ‘Wall Street Journal’.

Për ironi, në këtë editorial, Soros bën thirrje që agjencia që drejtohet nga Gensler, e cila njihet për kompetencat e saj të fuqishme, të marrë akoma më shumë autoritet rregullues në treg.

Eksperti Chris Horner tha se është befasuese që Soros bën thirrje që agjencia të marrë më shumë kompetenca.

Soros është mega-donatori kryesor i demokratëve në SHBA. Vetëm së fundmi ai ka dhënë 50 milionë dollarë të tjerë për garat politike të demokratëve.

Ndërkohë ai njihet si spekulator i tregjeve financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco