Borrell tepër i shqetësuar pas arrestimeve për korrupsion në Parlamentin Evropian

Borrell tepër i shqetësuar pas arrestimeve për korrupsion në Parlamentin Evropian

15:18, 12/12/2022
A+ Aa A-

Nga James Gregory/ BBC News.

Arrestimet për akuza korrupsioni në Parlamentin Evropian janë “shumë, shumë shqetësuese”, ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ndërsa Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney tha se akuzat kundër katër personave janë “tepër të dëmshme”.

Midis të arrestuarve ishte zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili.

Prokurorët dyshojnë se një shtet i Gjirit Persik – besohet se Katari – është përpjekur të influencojë parlamentin përmes parave apo dhuratave.

Katar e ka mohuar një veprim të tillë.

Policia belge sekuestroi rreth 600 mijë euro në 16 kontrolle në Bruksel të premten. U sekuestruan edhe kompjuterë e celularë për të kontrolluar përmbajtjen e tyre.

Katër persona janë paditur, ndërsa dy të tjerë janë liruar, thanë prokurorët të dielën.

Deri tani nuk është dhënë emri i asnjë prej të dyshuarve, por mësohet se Kaili është midis të akuzuarve. 

“Ata janë akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, tha në një deklaratë zyra e prokurorit federal të Belgjikës.

Kaili – eurodeputete prej tetë vitesh – u pezullua nga funksionet si një prej 14 zëvendëspresidentëve nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ajo është pezulluar edhe nga grupet Socialiste e Demokrate në parlament, si dhe nga partia e qendrës së majtë greke, PASOK.

Thuhet se prokurorët grekë i kanë ngrirë të gjitha pasuritë.

Shoqata Watchdog dhe eurodeputetë të opozitës thanë se hetim për ryshfete mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdhenj të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian.

“Sigurisht që ky lajm është shumë, shumë shqetësues”, tha Borrell për gazetarët sot, teksa mbërriti në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE.

“Po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë si ish-president i Parlamentit Evropian”.

Ai tha se hetimi nuk ka si objektiv asnjë nga shërbimi diplomatik i BE.

Ndërsa Terry Reintke, bashkëkryetare e bllokut të të gjelbërve në parlament, bëri thirrje për dorëheqje të menjëhershme të Kailit.

“Ne as nuk duhet të merremi me shkarkimin e saj nga posti i zëvendëspresidentes”, tha eurodeputetja gjermane. “Ajo duhet ta bëjë vetë”.

Prokurorët dyshojnë se një shtet i Gjiri është përpjekur të influencojë vendimet politike e ekonomike të parlamentit për disa muaj. Media lokale ka përmendur Katarin, por qeveria katariote tha se çdo pretendim për sjellje të gabuar është “i keqinformuar rëndë”.

Përgjegjësitë e Kailit si zëvendëspresidente përfshijnë Lindjen e Mesme. Në të kaluarën, ajo ka qenë mbrojtëse e Katarit.

Metsola fluturoi nga vendi i saj, Malta, për në Bruksel të shtunën në mbrëmje, për të qenë dëshmitare gjatë kontrollit të shtëpisë së një eurodeputeti, siç e kërkon kushtetuta belge.

Zëdhënësi i saj tha se Parlamenti Evropian “qëndron i vendosur kundër korrupsionit” dhe “po bashkëpunon plotësisht” me hetuesit.

Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i BE i zgjedhur direkt. 705 eurodeputetë zgjidhen nga votuesit në 27 vendet anëtare dhe mblidhen për shqyrtimin e paketave ligjore të propozuara dhe votojnë sipas ligjeve evropiane./BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco