Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një princ, një gjyqtare dhe një komando: Kush po e planifikonte puçin e dhunshëm në Gjermani

Një princ, një gjyqtare dhe një komando: Kush po e planifikonte puçin e dhunshëm në Gjermani

10:50, 07/12/2022
A+ Aa A-

BILD

Mega-operacion kundër skenës gjermane të ‘Reichsbuerger’ (Qytetarët e Rajhut), sepse ata planifikonin një ndryshim të dhunshëm të sistemit.

Që në orët e para të mëngjesit, zyrtarë nga Zyra Federale e Policisë Kriminale, dhe njësitë speciale GSG9 dhe SEK ndërmorën veprime në mbarë vendin kundër të ashtuquajturës organizatë ‘Reichsbuerger’. Operacioni ‘Hija’ angazhoi rreth 3 mijë forca policore, ndërsa u bastisën 137 objekte në pronësi të 52 personave të dyshuar. Deri më tani janë arrestuar 25 persona.

Në orën 6 të mëngjesit, forcat speciale sulmuan lagjen e vilave në Berlin, ku arrestuan ish-deputeten e AfD dhe gjyqtaren Birgit M.W., 58 vjeç. Disa minuta më vonë u organizua një tjetër bastisje në zonën e Bad Lobenstein. Në të njëjtën kohë, oficerët kontrolluan 30 prona në Baden-Wuerttemberg dhe një servis makinash dhe një zdrukthtari në Saksoni. Kërkime të mëtejshme u bënë në Bavari, Hesen, Saksoninë e Ulët, Austri dhe në Itali.

Sipas informacioneve të BILD, rrjeti terrorist ishte krijuar nga princi Heinrich XIII, 71-vjeçar, që ishte klasifikuar si kërcënim, dhe gjyqtarja berlineze Birgit M.W.

Anëtarë të tjerë të shoqatës së tyre: Maximilian E., Michael F., Paul G., Norbert G., Markus H., Frank H., Matthias H., Ruth L., Andreas M., Thomas M., Harald P., René R., Melanie R., Ralf S., Wolfram S., Thomas T., Marco v. H., Ruediger k. P., ish-këshilltari bashkiak i AfD, Christian W. dhe Peter W.

Shtetasit rusë Vitalia B. dhe gjermanët Alexander Q. dhe Frank R. u arrestuan si mbështetës të dyshuar.

Hetuesit berlinezë e kishin gjurmuar aleancën e fshehtë pas përgjimeve për një person që jetonte në Hesen. Sipas informacioneve të BILD, dyshimet për një grup ‘antikushtetues’ ishin raportuar te autoritetet federale të sigurisë në fund të gushtit 2022.

Organi kryesor i organizatës ishte ‘Këshilli’. Njësoj si një kabinet qeveritar, ai kishte departamente të tilla si drejtësia, punët e jashtme dhe shëndetësia. “Që nga nëntori i vitit 2021, anëtarët e Këshillit janë takuar rregullisht në fshehtësi për të planifikuar marrjen e pushtetit në Gjermani dhe krijimin e strukturave të tyre shtetërore,” tha një zëdhënëse e prokurorisë federale.

“Qëllimi i tyre ishte përmbysja e sistemit aktual shtetëror në Gjermani dhe zëvendësimi me një formë të tyre të qeverisjes”.

Plani i kriminelëve: Një krah ushtarak do të eliminonte shtetin ligjor në nivel vendor. Madje pranohej se do kishte viktima. “Organizata e kishte menduar këtë skenar si të domosdoshëm për të sjellë ndryshimin e sistemit në të gjitha nivelet,” tha një prokuror federal.

Në mesin e të dyshuarve edhe një komando i forcave speciale. Apartamenti dhe zyra e tij në kazermë u kontrolluan nga hetuesit. Sipas Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak, ushtari aktiv ishte pjesë e njësisë elitare.

Pas grushtit të shtetit, ata donin të formonin qeverinë. Aparati i ri qeveritar do krijohej si një principatë, sipas parimeve monarkike dhe do të ndahej në ministri të ndryshme.

Fakt eksploziv është se përgjegjësit për departamentet ishin caktuar që tani. Ata ishin njerëz me pozita me ndikim në fusha të ndryshme shoqërore ose financiare të jetës publike. Në planet e grushtit të shtetit përfshiheshin edhe ish-ushtarë të Bundevehrit. Sipas informacioneve të BILD, disa nga personat thuhet se posedonin armë të blera në mënyrë të ligjshme.

Çfarë janë ‘Raichsbuerger’, ose Qytetarët e Rajhut?

Qytetarët e Rajhut janë njerëz që nuk e njohin Republikën Federale dhe strukturat e saj demokratike. Ata refuzojnë të paguajnë taksa, për shembull, dhe shpesh janë në konflikt me autoritetet. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetuës përllogarit se janë rreth 21 mijë ndjekës.

Rreth 5 përqind e tyre, ose rreth 1150, janë ekstremistë të krahut të djathtë. Në vitin 2021, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës përllogarit se ata kanë kryer 1011 krime ekstremiste.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco