Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Biden publikon FOTOT teksa ha akullore me presidentin francez Macron

Biden publikon FOTOT teksa ha akullore me presidentin francez Macron

09:40, 01/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpërndarë një fotografi të tij dhe Emmanuel Macron duke ngrënë akullore gjatë vizitës shtetërore të presidentit francez.

Sipas mediave të huaja, Macron zbarkoi në Uashington të martën për një udhëtim katër-ditor, për të theksuar fuqinë e marrëdhënieve SHBA-Francë.

Dhe një foto e postuar në llogarinë e Biden në Twitter vonë të mërkurën tregonte presidentin amerikan të ulur pranë Macron ndërsa dyshja kishin përpara tasat me akullore në restorantin italian të ushqimeve të detit Fiola Mare në Uashington.

Gratë e liderëve, Jill Biden dhe Brigitte Macron, janë parë të ulura përballë tyre, por pa akullore.

Një darkë shtetërore është një nder i lartë diplomatik që SHBA rezervon për aleatët e saj më të afërt.

Në Shtëpinë e Bardhë, Macron pritet të diskutojë me Biden edhe lidhur me subvencionet e reja amerikane që shqetësojnë liderët evropianë.

Gjithashtu, të dy udhëheqësit mund të mos pajtohen për politikën e luftës në Ukrainë dhe Kinë.

Përveç Biden, Macron ishte gjithashtu lideri i parë i huaj i ftuar për një vizitë zyrtare shtetërore nga ish-presidenti Donald Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco