Lufta në Ukrainë: Parlamenti Evropian voton për ta shpallur Rusinë 'shtet sponsor i terrorizmit'

Lufta në Ukrainë: Parlamenti Evropian voton për ta shpallur Rusinë 'shtet sponsor i terrorizmit'

12:32, 23/11/2022
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian e ka shpallur Rusinë si "shtet sponsor i terrorizmit" për aktet "brutale dhe çnjerëzore" të shkaktuara ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj që nga fillimi i pushtimit.

“Sulmet dhe mizoritë e qëllimshme të kryera nga Federata Ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar përbëjnë akte terrori kundër popullsisë ukrainase dhe përbëjnë krime lufte” - thanë eurodeputetët në një rezolutë jodetyruese, por shumë simbolike.

“Në dritën e sa më sipër, (Parlamenti Evropian) e njeh Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit dhe si një shtet që përdor mjetet e terrorizmit”.

Rezoluta e formuluar fuqishëm u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën pasdite me 494 vota pro, 58 kundër dhe 44 abstenime, gjatë seancës plenare mujore në Strasburg.

Teksti bashkoi tri rezoluta të ndryshme të paraqitura nga Partia Popullore Evropiane, Reneë Europe dhe grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR).

Në versionin përfundimtar, eurodeputetët denoncojnë "luftën e paligjshme, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit" të Rusisë kundër Ukrainës dhe akuzojnë ushtrinë ruse për kryerjen e një liste të gjatë krimesh, si sulmet në infrastrukturën e rëndësishme, vrasjen e "mijëra" civilëve dhe " qindra” fëmijëve, ekzekutime, rrëmbime, përdhunime, ngacmime, tortura, ndalime masive dhe dëbime të detyruara.

"Këto akte brutale dhe çnjerëzore po shkaktojnë vdekje, vuajtje, shkatërrim dhe zhvendosje," thanë eurodeputetët, duke vënë në dukje gati 40,000 krimet e luftës që deri më tani janë dokumentuar në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco