Raketat ruse godasin Poloninë anëtare të NATO-s, dy të vdekur, mbledhje urgjente në Varshavë

Raketat ruse godasin Poloninë anëtare të NATO-s, dy të vdekur, mbledhje urgjente në Varshavë

20:01, 15/11/2022
A+ Aa A-

Raketat ruse goditën të martën një fermë në Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas. Sipas raportimeve në mediat e huaja kanë mbetur të vrarë dy polakë.

Kryeministri polak Morawiecki dhe Presidenti, mësohet se kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare, sipas nenit 5 të NATO-s.

Pritet të njoftohen masat që Polonia do të marrë ndaj Rusisë, për raketat që ranë në territorin e saj dhe u morën jetën dy personave.

Ukraina prej disa orësh është gjendur nën një stuhi sulmesh me raketa që ka lënë mbi 7 milionë banorë pa energji elektrike. 

Raportohet se nga bombardimet në Kiev gjatë ditës së sotme humbi jetën një person, pasi dy raketa goditën ndërtesat e banimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco