​31 vjet nga hyrja në fuqi e traktatit të BE-së

​31 vjet nga hyrja në fuqi e traktatit të BE-së

10:56, 01/11/2022
A+ Aa A-

Në vitin 1992 u nënshkrua Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e BE-së.

Me hyrjen e tij në fuqi më 1 nëntor 1993, u krijua BE me 12 vende anëtare: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Britania e Madhe, Portugalia dhe Spanja.

Traktati i Maastrichtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët europiane: euro.ertiset

Negociatat për traktatin e Maastrichtit lindën me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit një integrim në sektorin e politikës ekonomike, përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme evropiane, shkruan KosovaPress.

Në qershor 1992, përmes referendumit, Danimarka i tha “jo” ratifikimit të Traktatit të Maastrichtit. Ndërkohë që në Francë, Traktati i Maastrichtit i shtruar për referendum, merr vetëm 50,4 përqind të votave: një gjysmë fitore dhe një goditje ndaluese për Evropën. Por me gjithë këto vështirësi, Traktati i Maastrichtit eci përpara, u kërkuan zgjidhje politike duke u bazuar në rezultatet e referendumit danez dhe pak nga pak u kapërcye edhe “jo”-ja e francezëve.

Traktati i Maastrichtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, në 7 shkurt 1992, në një qytet të vogël të Holandës, prej nga mori dhe emrin, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Belgjikën. Por, Traktati i Maastrichtit, menjëherë pas nënshkrimit të tij, nuk pati jetë të lehtë. Pikërisht sepse shënonte një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian, disa vende nuk e pritën mirë, veçanërisht vendet “evropiane”.

Për nga rëndësia që pati dhe bazat që hodhi, mund të thuhet se ai shkoi shumë më larg se objektivi ekonomik, të cilin kishte përcaktuar në fillim Komuniteti. Ai shënoi një etapë të re të procesit “të një bashkimi të vazhdueshëm më të ngushtë midis popujve të Evropës”, duke e veshur në këtë mënyrë objektivin ekonomik me një frymë politike.

Ndryshe, rrënjët e BE-së datojnë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i Etërve Themelues është të siguronin që masakrat dhe shkatërrimi nga Lufta e Dytë Botërore të mos përsëriteshin më kurrë.

Më 9 maj 1950, ministri i Jashtëm francez Robert Schuman paraqiti një plan për bashkëpunim të zgjeruar, me të cilin filloi procesi i integrimit të kontinentit të vjetër.

Në bazë të programit të prezantuar nga Schuman, gjashtë vende (Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda) nënshkruan një marrëveshje në vitin 1951 për të menaxhuar bashkërisht industritë përkatëse të qymyrit dhe çelikut.

Duke pasur parasysh suksesin e kësaj iniciative, të gjashtë vendet vendosën të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorë të tjerë. Kështu, Traktati i Romës që themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) u nënshkrua në vitin 1957, me qëllim të lëvizjes së lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve.

Në vitin 1973 KEE u zgjerua me tre vende të tjera: Danimarkë, Irlandë dhe Mbretëri e Bashkuar. Gjashtë vjet më vonë, për herë të parë qytetarët e këtyre vendeve zgjodhën drejtpërsëdrejti anëtarët e Parlamentit Evropian të cilët më parë ishin caktuar nga parlamentet kombëtare.

Në shkurt 1992 u nënshkrua Traktati për Bashkimin Evropian në Maastricht, i cili përcakton rregulla të sakta në lidhje me monedhat e vetme, politikën e jashtme dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Sipas Traktatit të Maastrichtit, emri i BE-së zëvendëson atë të Bashkësisë Evropiane.

Në 1995 Austria, Finlanda dhe Suedia u bashkuan me BE. Kështu, shtetet anëtare bëhen 15 dhe përfshijnë pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore. Në mars të të njëjtit vit, marrëveshja Schengen hyn në fuqi në shtatë vende. Që atëherë, udhëtarët e çdo nacionaliteti mund të lëvizin në shtetet që bashkohen me ta pa treguar pasaportën e tyre në kufi.

Në vitin 2002 mbërriti kartëmonedha euro. Dy vjet më vonë, tetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Hungaria) hyjnë në BE, duke i dhënë fund ndarjes së kontinentit të vendosur nga fuqitë e mëdha gjashtëdhjetë vjet më parë. Qiproja dhe Malta gjithashtu i bashkohen Bashkimit dhe, në vitin 2007 shtohen Bullgaria dhe Rumania.

Në vitin 2009, Traktati i Lisbonës hyri zyrtarisht në fuqi me qëllim që BE të jetë në gjendje të merret me sfidat globale dhe t’i japë kompetenca më të mëdha Parlamentit Evropian.

Më 1 korrik 2013, Kroacia bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian. Pas Sllovenisë, është e dyta nga gjashtë ish-republikat jugosllave që bashkohet me Bashkimin Evropian. Britania e Madhe ndërkaq u tërhoq nga BE-ja përmes procesit BREXIT, duke bërë kështu që BE sot të numërojë 27 vende anëtare.

Institucionet kryesore të BE-së janë: Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco