Kievi akuza Moskës se po blen dronë-kamikazë, Kremlini: Ukraina, bomba radioaktive

Kievi akuza Moskës se po blen dronë-kamikazë, Kremlini: Ukraina, bomba radioaktive

20:29, 24/10/2022
A+ Aa A-

Disa qindra mijëra shtëpi, shkolla dhe spitale në Ukrainë ndodhen në errësirë, teksa dimri është tek dera. Sulmet e fundit me dronët vetëvrasës iranianë ndaj infrastrukturës energjetike e kanë lënë atë të copëtuar.

Presidenti ukrainas, që akuzon Rusinë se ka blerë 2 mijë dronë të tjerë nga Irani, ka paralajmëruar Izraelin dhe botën për pasojat e aleancës Moskë-Teheran.

“Si mendoni se e paguan Rusia Iranin për këtë ndihmë? A është Irani i interesuar për paratë? Nuk paguhet me para’, por me asistencë ruse për programin bërthamor. Ky është thelbi i aleancës së tyre. Një aleancë që nuk do të kishte ndodhur nëse politikanët tuaj do të kishin marrë vendimet në kohën e duhur”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Ndërkohë, Rusia vazhdon transferimin e popullsisë nga Khersoni për shkak të avancimit të trupave ukrainase dhe ka akuzuar Kievin se po prodhon bomba me lëndë radioaktive.

“Ne kemi informacione konkrete se institucionet shkencore në Ukrainë janë në gjendje të prodhojnë të tilla bomba. Informacionet, të cilat i kemi verifikuar përmes kanaleve të posaçme, tregojnë se akuzat tona nuk janë të pabaza, por se Kievi ka mundësi për t’i prodhuar këto armë”, u shpreh Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Cilido që të jetë rezultati i konfliktit, shumica e liderëve evropianë zotohen se do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një “Plan Marshall” për rindërtimin e vendit, që sipas tij ka të ardhme evropiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco