Nga pasuria e madhe te origjina/ Një guidë për kryeministrin e ri anglez

Nga pasuria e madhe te origjina/ Një guidë për kryeministrin e ri anglez

19:47, 24/10/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Financave në Britani, Rishi Sunak, pritet të bëhet kryeministër. Ja çfarë duhet të dini për të

BBC

Ai fitoi pasi garoi për herë të dytë këtë vit

Ai humbi ndaj Liz Truss në shtator, por ajo dha dorëheqje gjashtë javë më vonë. Në garën e fundit për lidershipin, Sunak mblodhi me shpejtësi mbështetjen e deputetëve. Ai kaloi 100 deputetë mbështetës shumë përpara afatit- përfshi edhe ata deputetë që mbështesnin Liz Truss apo Boris Johnson.

Ai i parashikoi problemet financiare nën qeverisjen e Truss

Ai u përplas me ish-kryeministren gjatë garës së mëparshme, duke pretenduar se plani i saj për të marrë hua gjatë një krize inflacioni ishte një ‘përrallë’ që do e zhyste ekonominë në kaos.

Ai është djalë emigrantësh

Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore dhe janë me origjinë indiane. Sunak ka lindur në Southampton në vitin 1980, ku babai i tij ishte mjek i përgjithshëm dhe nëna e tij drejtonte një farmaci. Ai tani do jetë i pari kryeministër britanik aziatik.

Ai ka qenë deputet prej vetëm shtatë vitesh

Sunak u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 2015- në zonën e Yorkshire- por u ngrit me shpejtësi dhe u bë ministër i Financave ose kancelar- në shkurt 2020 nën Boris Johnson.

Ai është një nga deputetët më të pasur

Gruaja e tij është Akshata Murthy, vajza e miliarderit indian Narayana Murthu. Vetë zoti Sunak ka punuar për bankën e investimeve Goldman Sachs dhe dy fonde mbrojtëse. Sunday Times vlerëson se pasuria e çiftit është rreth 730 milionë sterlina.

Ai u përball me polemika për marrëveshjet tatimore të gruas

Gjatë verës doli që Akshata Murthy nuk ka paguar asnjë taksë në Mbretërinë e Bashkuar për fitimet e mëdha jashtë vendit- gjë që është e ligjshme. Sunak mbrojti gruan e tij duke thënë: Të njollosësh gruan time, për të më sulmuar mua, është e tmerrshme. Megjithatë, përfundimisht ajo vendosi të paguajë taksa shtesë. Ne zbuluan se po ashtu ai kishte një kartë jeshile të SHBA, që i lejon të jetojë në Amerikë ndërkohë që është kancelar i Britanisë.

Ai bëri fushatë për Brexit dhe derregullimin

“Portet e lira” është një nga idetë e tij të preferuara prej kohësh: zonat pranë porteve dhe aeroporteve ku mallrat mund të importohen dhe eksportohen pa paguar taksa, për të nxitur tregtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco