Zelensky: Vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Europë

Zelensky: Vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Europë

16:27, 24/10/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vetëm Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Evropë, pas akuzave të ministrit rus të mbrojtjes se Ukraina po përgatitet të përdorë një "bombë të pistë" në territorin e saj.

Zelensky theksoi se Rusia po përdor  "shantazh bërthamor" në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, "municione fosfori" dhe "mina të ndaluara kundër personit" kundër infrastrukturës civile".

Lideri ukrainas tha se Rusia po përgatitej të përdorte pikërisht armën për të cilën akuzon Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco