Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Gjermania i dhuron Ukrainës sistemin mbrojtës kundërajror

Gjermania i dhuron Ukrainës sistemin mbrojtës kundërajror

18:50, 11/10/2022
A+ Aa A-

Revista gjermane Der Spiegel, raporton se Ukrainës i është dërguar një nga katër sistemet e avancuara të mbrojtjes kundërajrore nga Gjermania. Bëhet fjalë për sistemin Iris-T.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka konfirmuar mbrëmë se një nga katër sisteme të tilla që i janë premtuar Ukrainës, do t’i dërgohet “për pak ditë”.

Lambrecht theksoi se vetëm pak orë pasi që Rusia filloi sulmin në masë të gjerë mbi qytetet ukrainase, ku si pasojë humbën jetën 12 civilë dhe mbi 60 tjerë u plagosën.

“Sulmi i ri raketor mbi Kiev dhe shumë qytetet tjera ukrainase, tregon se është e rëndësishme që Ukraina të ka sistem mbrojtës kundërajror”, shtoi Lambrecht.

“Sulmet ruse me raketa dhe dronë po terrorizojnë popullatën civile. Për këtë po u dërgojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore ukrainasve”, tha për fund ministrja gjermane e Mbrojtjes.

E sisteme raketore të avancuara më herët u kanë dërguar edhe Britania e Madhe e Shtetet e Bashkuara, ku këto sisteme raketore e kanë ndryshuar në një formë rrjedhën e luftës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco