VIDEO/ Kryeministri britanik pjesë e operacionit të bastisjes me policinë, ja çfarë ndodhi

VIDEO/ Kryeministri britanik pjesë e operacionit të bastisjes me policinë, ja çfarë ndodhi

11:52, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johson iu bashkua bastisjes së policisë për drogë në zonën e Londrës Jugore rreth orës 06:00 të mëngjesit të djeshëm.

Splinter Sales, i cili e përshkroi veten si një reper hip-hop, tha për The Independent se u zgjua nga thirrjet e "policëve" jashtë pronës në West Norwood, Londër, të mërkurën në mëngjes.

Ai filmoi momentin kur hapi derën e dhomës së tij të gjumit dhe pa kryeministrin britanik duke qëndruar në korridor si pjesë e një bastisjeje të Policisë Metropolitane.

Videoja e tij, e cila është bërë virale pasi u postua në TikTok, tregon Johnsonin duke buzëqeshur dhe duke pyetur "si po kaloni?" 

“Isha shumë i tronditur,” u shpreh reperi duke shtuar"

'' Kur rashë të flija isha i dehur por kur u zgjova dhe pashë Boris Johson para meje mendova se po ëndërroja.’’

Splinter Sales e përshkroi takimin e tij të befasishëm me kryeministrin si një "takim shumë të ngushtë" u shpreh: "Unë mendoj se ai ishte i kënaqur që më pa".

Reperi tha se nuk u arrestua, duke shtuar: “Nuk e di se çfarë kërkonin, por asgjë nuk më ndodhi”.

Johnson iu bashkua bastisjes si pjesë e një sërë angazhimesh në ditët e tij të fundit si kryeministër, përpara shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për liderin e Partisë Konservatore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco