Prodhuan raketën me shpresën se do të godasin qytetin ukrainas Kharkivin, rusëve nuk u dolën mirë llogaritë

Prodhuan raketën me shpresën se do të godasin qytetin ukrainas Kharkivin, rusëve nuk u dolën mirë llogaritë

11:34, 01/09/2022
A+ Aa A-

Një raketë ruse e prodhuar nga qyteti rus Belgorod që gjendet pranë kufirit me Ukrainën, nuk fluturoi siç e kishte planifikuar Moska, pasi ajo përfundoi duke shpërthyer brenda territorit rus.

Ky sulm besohet se kishte për destinacion Kharkivin në Ukrainë, por përfundoi në afërsi të ndërtesave kolektive në qytetin rus, që Kremlini e ka mbushur me armë dhe nga atje po sulmon Ukrainën.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shfaq raketën Iskander duke fluturuar në qiell dhe në një moment humb lartësinë dhe bie në territorin rus, duke shpërthyer dhe krijuar “një top të zjarrtë”.

Lexo po ashtu:
[Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë, gjendet i vdekur - dyshohet se u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë] Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë, gjendet i vdekur - dyshohet se u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë

Në fillim të kësaj jave, qytetarët rusë të kapluar nga paniku po largoheshin në mënyrë masive nga Belgorodi, pasi Ukraina kishte filluar kundërofensivën e paralajmëruar kohë më parë.

Në video të shumta shiheshin qytetarët duke pritur në radhë që të hipin në trena dhe autobusë, që të largohen më në thellësi të Rusisë.

Madje derisa po bëheshin gati të largoheshin, një raketë fluturon mbi kokën e tyre – duke e shtuar edhe më shumë frikën se do ta pësojnë me jetë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco