Kundërmësymja në Kherson: Ukraina pretendon se ka suksese, Rusia thotë se ka dështuar

Kundërmësymja në Kherson: Ukraina pretendon se ka suksese, Rusia thotë se ka dështuar

09:40, 01/09/2022
A+ Aa A-

Forcat ukrainase kanë pasur "sukses" në tri zona të rajonit të pushtuar nga Rusia, Kherson, tha një zyrtar rajonal ukrainas të mërkurën, dy ditë pasi Kievi njoftoi fillimin e një kundërofensive jugore për të rimarrë territorin.

Yuriy Sobolevskyi, nënkryetari i këshillit rajonal të Khersonit, i tha televizonit kombëtar të lajmeve të Ukrainës se trupat ukrainase kishin pasur suksese në rrethet Kherson, Beryslav dhe Kakhovka, por nuk pranoi të jepte detaje.

"Tani është koha për të mbështetur forcat tona të armatosura... Tani nuk është koha për të folur për sukseset specifike të djemve tanë," tha ai, duke i bërë jehonë këmbënguljes së ushtrisë ukrainase për një ndërprerje thuajse totale të informacionit rreth ofensivës.

Sobolevskyi u kërkoi ukrainasve të mbështesin forcat e tyre të armatosura me "gjithçka që munden" pasi ofensiva po përdorte një sasi të madhe burimesh.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën se përpjekjet e Ukrainës për të kryer një kundërofensivë në jug të vendit kishin dështuar, me forcat e tyre që pësuan humbje në mëdha në pajisje dhe njerëz.

Në konferencën e saj ditore, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin rrëzuar tri helikopterë ukrainas dhe se Ukraina kishte humbur katër avionë luftarakë gjatë dy ditëve të luftimeve rreth vijës së frontit Mykolaiv-Kriviy Rih dhe në zona të tjera në jug të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco