Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sulm me armë në Suedi, plagoset një burrë dhe një grua, arrestohet 15-vjeçari

Sulm me armë në Suedi, plagoset një burrë dhe një grua, arrestohet 15-vjeçari

20:43, 19/08/2022
A+ Aa A-

Policia suedeze njoftoi të premten se dy persona u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në Emporia në qytetin jugor të Malmo, ndërsa një 15-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar.

Të plagosurit, të cilët dyshohet se janë një burrë dhe një grua, u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

‘Rreziku i menjëhershëm për qytetarët ka kaluar.’- njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe duke analizuar materialet nga kamerat e vëzhgimit.

Më herët, policia tha se kishte rrethuar zonën dhe i kërkoi qytetarëve që të shmangin qendrën tregtare.

Një dëshmitar tha se ai dhe shitësit e tjerë ishin fshehur në një magazinë.

‘Ne ishim brenda kur njerëzit filluan të vrapojnë në dyqan. Stafi hapi një derë të pasme, kështu që na u desh të fshiheshim në një depo. Ne u ulëm aty, ishim 16 persona. Të gjithë ishin të frikësuar.’- tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco