‘Ajo bëri çmenduri’: Dispeçerja e 911 akuzohet se mbylli telefonin gjatë masakrës në Buffalo

‘Ajo bëri çmenduri’: Dispeçerja e 911 akuzohet se mbylli telefonin gjatë masakrës në Buffalo

12:04, 20/05/2022
A+ Aa A-

Dispeçerja mund të humbasë punën pasi punonjësja e një supermarketi dëshmoi se dispeçerja i foli me një ton të keq dhe e pyeti pse po pëshpëriste.

Një dispeçere e 911 është pezulluar dhe me siguri do të pushohet nga puna pasi dyshohet se i ka mbyllur telefonin një punonjësi të supermarketit Tops gjatë masakrës së të shtunëse në Buffalo, Nju Jork, kur një racist vrau 10 persona.

Latisha Rogers, një ndihmës menaxhere zyre në supermarketin Tops, tha se ajo telefonoi tek numri 911 dhe pëshpëriti në heshtje në telefon për të njoftuar për vrasësin që kishte hyrë brenda në dyqan.

"Telefonova 911, kaloj nëpër të gjithë operatorin dhe gjithçka, dispeçerja vjen dhe unë duke i pëshpëritur i them: "Zonjë, ju lutem dërgoni ndihmë në 1275 Jefferson - një person po qëllon në dyqan," tha Rogers.

“Ajo m’u përgjigj me një ton shumë të ndyrë dhe tha: ‘Nuk të dëgjoj, pse po pëshpërit? Ti nuk duhet të pëshpërisës, ata nuk mund të të dëgjojnë.'

Kështu që vazhdova të pëshpërisja dhe thashë: "Zonjë, ai është ende në dyqan, ai ende po qëllon! Kam frikë për jetën time, ju lutem dërgoni ndihmë!”

Nga nervozizmi, telefoni më ra nga dora, ajo tha diçka që nuk mund ta dalloja dhe më pas telefoni u mbyll”, tha Rogers.

Në një intervistë të veçantë me Buffalo Neës, Rogers tha: "Ajo u zemërua me mua, më mbylli telefonin në fytyrë".

Rogers tha se ajo telefonoi të dashurin e saj të cilin e udhëzoi të telefononte 911.

“Ndjeva se ajo zonjë më la të vdisja dje,” shtoi ajo.

Të mërkurën, ekzekutivi i qarkut Erie Mark Poloncarz tha se dispeçeres i ishte dhënë pushim administrativ dhe mund t'i ndërpritej punësimi në fund të muajit.

“Individit në fjalë iu dha leje administrative në pritje të një seance dëgjimore që do të mbahet më 30 maj, në të cilën synimi ynë është të largojmë marrësin e thirrjes 911, i cili veproi krejtësisht në mënyrë të papërshtatshme duke mos ndjekur protokollin,” tha Poloncarz.

Ai nuk e identifikoi publikisht dispeçeren, i cili ka qenë në detyrë për tetë vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco