Polonia ka njoftuar se kanë nisur stërvitjet ushtarake me mijëra ushtarë të NATO-s

Polonia ka njoftuar se kanë nisur stërvitjet ushtarake me mijëra ushtarë të NATO-s

16:26, 01/05/2022
A+ Aa A-

Forcat e armatosura polake kanë njoftuar se kanë nisur stërvitjet ushtarake me mijëra ushtarë të NATO-s.

Këto janë ushtrime të rregullta që synojnë përmirësimin e sigurisë së krahut lindor të Aleancës, por këtë vit ato po zhvillohen në një kohë kur lufta ruse kundër Ukrainës është ndezur në fqinjësi.

Për shkak të këtyre rrethanave, ushtria polake apeloi sot publikun që të mos publikojë informacione apo foto për autokolonat e mjeteve ushtarake që pritet të lëvizin nëpër vend në javët në vijim.

Ministria paralajmëroi se "aktiviteti i pamatur" mund të dëmtojë sigurinë e Aleancës.

“Ne po kujdesemi për rreziqet”, thuhet në deklaratë.

Ushtria polake ka njoftuar se 18,000 ushtarë nga më shumë se 20 vende do të marrin pjesë në stërvitjet Defender of Europe 2022 dhe Rapid Response 2022, të cilat po mbahen në Poloni dhe tetë vende të tjera.

Ushtrimet duhet të zgjasin nga 1 deri më 27 maj.

U njoftua të premten se dhjetëra mijëra ushtarë nga anëtarët e NATO-s dhe vende të tjera të Atlantikut Verior do të marrin pjesë në një seri stërvitjesh ushtarake në të gjithë Evropën në javët e ardhshme me qëllim të frenimit të Rusisë nga një sulm i mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco