Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Erdogan pret Vuçiçin në Ankara

Erdogan pret Vuçiçin në Ankara

15:20, 18/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka pritur me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial homologun serb Aleksandar Vuçiç. Pas takimit, Erdogan ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes te dy vendeve. Duke kujtuar se Turqia është një vend aktiv në gjeografinë e Ballkanit, Erdogan tha se ky rajon nuk mund të ekzistojë pa Turqinë.

Palët kanë diskutuar edhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. Ata kanë theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë për te gjithe rajonin. Vuçiç dhe Erdogan shprehën besimin se zgjidhja e problemeve në Bosnje-Hercegovinë bëhet përmes më shumë dialogut mes palëve. 

Te dy shtetet nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh që mbulojnë fusha si kultura, turizmi, arsimi dhe ekonomia.

Vëllimi i tregtisë mes të dy shteteve arriti në 2 miliardë dollarë në fund të vitit të kaluar, duke tejkaluar objektivin e vendosur nga dy presidentët në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të mbajtur në Beograd në tetor 2019

Objektivi afatmesëm i vëllimit tregtar midis dy vendeve është një xhiro vjetore prej 5 miliardë dollarësh.

Numri i kompanive në pronësi dhe menaxhim të biznesmenëve turq në Serbi është rritur në 800.

Kompanitë turke ofrojnë mundësi punësimi për 8 mijë qytetarë serbë, veçanërisht ata që jetojnë në rajonet më pak të zhvilluara të vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco