Omicron/ Rritjet e infeksioneve ditore në Izrael, si Gates e paralajmëroi javë me parë këtë situatë

Omicron/ Rritjet e infeksioneve ditore në Izrael, si Gates e paralajmëroi javë me parë këtë situatë

08:27, 03/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme këshilltari i lartë shendetësor i Izraelit u shpreh se rritja e rasteve me Omicron mund të çojë në arritjen e imunitetit të tufës në vend.

Megejithesë se Nachmann Ash theksoi se vendi do të paguante një çimim për ketë.

"Çmimi i imunitetit të tufës është shumë infeksione. Kjo mund të ndodhë gjithashtu. Numri i nevojshëm për të arritur imunitetin e tufës është i lartë. Është e mundur. Por ne duam ta arrijmë këtë si rezultat i vaksinimit të një numri të madh njerëzish, jo përmes transmetim”, tha Ash.

Po si e paralajmëroi këtë situatë javë më parë Bill Gates?

Duke bërë deklarata në llogarinë e tij në Twitter gjatë javëve të fundit Gates shkroi:

''Omicron po përhapet më shpejt se çdo virus në histori. Së shpejti do të jetë në çdo vend të botës” duke shtuar:

 “Ne mund të hyjmë në pjesën më të keqe të pandemisë kur jeta e plotë duket se po kthehet në normalitet”, Gates nënvizoi se Omicron beson se vala aktuale e pandemisë do të përfundojë deri në mars 2022, pasi ajo përhapet shumë shpejt.

"Kjo mund të jetë e keqe për disa muaj, por unë ende besoj se nëse marrim hapat e duhur, besoj se pandemia mund të përfundojë në 2022."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco