Lajmi i fundit

Durrës - Një i ri u plagos në këmbë në Shënavlash/ Shpallet në kërkim kushëriri

Përkthimi në hebraisht i ‘Meta’ të ‘Facebook’ shkakton humor në Izrael

Përkthimi në hebraisht i ‘Meta’ të ‘Facebook’ shkakton humor në Izrael

11:56, 01/11/2021
A+ Aa A-

Emri i ri i zgjedhur nga “Facebook” për të përmbledhur në një kompani mëmë të gjitha rrjetet e platformat sociale që kontrollon ka shkaktuar reagime të ndryshme në botë.

Në Shqipëri, faqet satirike të rrjetit e lidhën me Presidentin Meta dhe me humor zhvendosën zyrat qendrore të kompanisë nga Kalifornia në Çorovodë.

Por, humori me emrin e ri të kompanisë së Mark Zuckerberg nuk ka qenë vetëm shqiptar. Më të kanë ironizuar edhe hebrenjtë.

Fjala “Meta”, e zgjedhur nga “Facebook” për të emërtuar kompaninë e rë në hebraisht do të thotë “i/e vedkur”.

Ndaj, ndryshimi i emrit shkaktoi reagime humoristike në Izrael. Përdoruesit në “Twitter” e zgjatën shakanë nën hashtagun “FacebookDead”, që në shqip përkthehet “Facebook i vdekur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco