Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dumani për Berishën: Nuk po e hetoj unë

Japoni/ Kryeministri 64-vjeçar fiton zgjedhjet : Vullneti qytetar është që ta krijojmë ne të ardhmen

Japoni/ Kryeministri 64-vjeçar fiton zgjedhjet : Vullneti qytetar është që ta krijojmë ne të ardhmen

11:31, 01/11/2021
A+ Aa A-

Japonia i ka dhënë fitoren kryeministrit Fumio Kishida për formimin e qeverisë së re dhe shumicës parlamentare.

 Liberal-demokratët dhe aleatët e Komeitos siguruan 293 nga 465 vendet e dhomës së ulët të kuvendit, 12 më pak sesa mbante koalicioni para zgjedhjeve.

"Ishte garë shumë e fortë, por vullneti i qytetarëve është që ta krijojmë ne të ardhmen e vendit. E pranoj këtë detyrë me mirënjohje dhe do të reflektoj."

Fumio e mori kryesimin e partisë LDP muajin e shkuar pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Joshihide Suga, kryesisht nga pakënaqësia popullore rreth menaxhimit të pandemisë.

Vendi ka regjistruar rreth 18 mijë viktima si pasojë e infektimit me Covid-19.

"Mendoja se LDP-ja do të humbiste më shumë karrige. Fitorja më duket surprizë."

"Nuk e kuptoj pse nuk fituan partitë e opozitës. Kam përshtypjen se qeveria nuk ka punuar mirë për vendin, dhe ka një kohë mjaft të gjatë në pushtet."

Në zgjedhjet e së dielës pati një pjesëmarrje të ulët, rreth 56 për qind, duke vijuar trendin e viteve të kaluara.

Ish-kryediplomati dhe kryeministri aktual 64-vjeçar ka thënë se do të punojë për të stimuluar ekonominë për daljen nga faza e pandemisë, do të ulë pabarazitë dhe do të ketë rol kryesor në Azi për adresimin e krizës klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco