Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ndërtesa kthehet në rrënoja nga shpërthimi i gazit, 3 të vdekur dhe dhjetra të plagosur në Kinë

Ndërtesa kthehet në rrënoja nga shpërthimi i gazit, 3 të vdekur dhe dhjetra të plagosur në Kinë

11:18, 21/10/2021
A+ Aa A-

Të paktën tre persona vdiqën dhe më shumë se 30 u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor kinez të Shenyang. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj te enjteje, ndërsa shpërthimi raportohet se ka qenë tepër i fortë dhe ka tronditur të gjithë qytetin.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitale dhe po marrin kujdes intensiv.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar me 25 makina zjarrfikëse.

Shpërthimi u kap nga një kamera makine dhe është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco