Sputnik V: OBSH pezullon procesin e miratimit për vaksinën, shkak shqetësimet ‘mbi prodhimin’

Sputnik V: OBSH pezullon procesin e miratimit për vaksinën, shkak shqetësimet ‘mbi prodhimin’

14:17, 21/09/2021
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit e ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse Sputnik V COVID.

Një zyrtar rajonal i OBSH-së tha se procesi i prodhimit të vaksinës nuk i kishte përmbushur standardet e nevojshme.

Rusia aplikoi për herë të parë për miratim në OBSH për  vaksinën e saj në muajin shkurt, por ende nuk ka marrë një autorizim për Përdorim Emergjent.

OBSH thotë se ata e kanë vonuar miratimin e vaksinës derisa të bëhet një inspektim i ri në një nga fabrikat ku u prodhua Sputnik V.

Hulumtimi i botuar në revistën mjekësore The Lancet tregon se vaksina ka 91,6% efikasitet kundër koronavirusit. Në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Sputnik gjithashtu pohoi të mërkurën se vaksina demonstroi 97,2% efikasitet gjatë fushatës së vaksinimit në Bjellorusi.

Por si OBSH ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë thënë se ishin ende në pritje të të dhënave të plota nga prodhuesit e vaksinës.

Gjatë një konference shtypi për Organizatën Pan Amerikane të Shëndetit, një degë rajonale e OBSH-së, Ndihmës Drejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për përdorim emergjent ishte pezulluar.

"Kur inspektuan një nga uzinat ku prodhohet vaksina, ata zbuluan se kjo fabrikë nuk ishte në pajtim me praktikat e reja më të mira të prodhimit," tha ai të mërkurën.

"Prodhuesi i vaksinës duhet ta marrë parasysh këtë dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për një inspektim të ri."

"OBSH po pret që prodhuesi të dërgojë njoftimin se fabrika është në standard," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco