Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ambasadorit kinez i ndalohet hyrja në parlamentin britanik

Ambasadorit kinez i ndalohet hyrja në parlamentin britanik

23:02, 14/09/2021
A+ Aa A-

Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Britani të Madhe, Zheng Zenguang, i është bërë me dije se i është ndaluar qasja në parlamentin britanik derisa akoma janë në fuqi sanksionet.

Siç raporton “BBC”, ambasadori kinez të mërkurën është dashur të marrë pjesë në Dhomën e Ultë të parlamentit britanik.

E ky vendim siç shkruan “BBC” mund të shkaktoj një grindje diplomatike mes Londrës dhe Pekinit.

Në mars të këtij viti, Kina ka ndaluar udhëtimet dhe ka ngrirë pronat për pesë deputetë britanikë, që i akuzonte për përhapje të gënjeshtrave për Kinën.

Kjo ishte si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë së Madhe që t’i vë sanksionet kundër zyrtarëve kinezë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Sindiang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco