Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ishte me koronavirus, burri vishet si gruaja që të hipë në avion

Ishte me koronavirus, burri vishet si gruaja që të hipë në avion

20:32, 24/07/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi. Një burrë i infektuar me Covid është veshur si gruaja e tij, në mënyrë që të udhëtonte me avion, por se është kapur në mes të udhëtimit.

Burri, i identifikuar me inicialet D.U kishte vënë nikab, mbulesën e plotë të fytyrës, që lejon vetëm të duken sytë. Ai mbante me vete po ashtu pashaportën e bashkëshortes dhe testin e saj, ku rezultonte se nuk ishte e infektuar me Covid.

Mirëpo, në mes të fluturimit, ai bëri gabimin e madh. Menjëherë ndryshoi veshjen dhe u shfaq si burrë. Stjuardesat njoftuan autoritetet, që e shoqëruan në polici dhe më pas e detyruan të karantinohej.

Procedimi penal ndaj tij është regjistruar tashmë.  Indonezia ka vendosur rregulla shumë strikte për udhëtimet, për shkak se po bëhet epiqendra aziatike e përhapjes së koronavirusit, me rreth 50 mijë raste të reja të konfirmuara çdo ditë. Kjo ka ngarkuar edhe punën në spitale. 

Deri tani, 72 mijë persona kanë humbur jetën në Indonezi, ndërsa numri total i rasteve është gati 3 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco