Dy doza me vaksinën e Pfizer janë 99.96 përqind efektive

Dy doza me vaksinën e Pfizer janë 99.96 përqind efektive

09:53, 29/01/2021
A+ Aa A-

Thuajse të gjitha rastet me koronavirus parandalohen nëse merren dy doza të vaksinës së Pfizer. Kështu thuhet në një studim të publikuar nga Izraeli, vendi lider në botë për vaksinimin.

Të dhënat tregojnë se vaksina është 99.96 përqind efektive kur merret me dy doza.

Të dhënat e publikuara tregojnë se nga 700 mijë të vaksinuar, vetëm 300 u infektuan me virus. Nga këta, 16 kishin nevojë për shtrim në spital.

Studimi tregon se vaksina mbron edhe ndaj mutacioneve, siç është varianti britanik.

Ekspertët izraelitë thonë se rezultatet janë mahnitëse.

Izraeli po udhëheq fushatën e vaksinimit edhe sepse ka pranuar që të jetë vendi që do të ofrojë informacione të detajuara për të dhënat e vaksinimit.

Shtrimet në spital kanë nisur të bien ndjeshëm pasi popullsia ka nisur të marrë edhe dozën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco