Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Senatori duarkryq në inaugurimin e Biden, objekt humori në internet

Senatori duarkryq në inaugurimin e Biden, objekt humori në internet

12:11, 22/01/2021
A+ Aa A-

New York - Senatori amerikan Bernie Sanders, i mbështjellë me një pallto dimri dhe dorashka në përurimin presidencial, tani është kthyer në ikonë mode pasi dukej sikur po kryente ndonjë detyrë në atë ngjarje historike.

Mes një deti palltosh të stiluara, senatori 79-vjeçar bëri një prezantim si të porositur të mërkurën, kur u shfaq me xhaketë nga kompania Burton e pajisjeve të dëborës dhe dorashka leshi të thurura me shtiza në shtëpi si dhe duke mbajtur një zarf të madh ngjyrë kafe.

Pamja e tij aq praktike prej babushi nga Vermont u bë objekt humori menjëherë në internet.

"Xhaxhai juaj Bernie doli nga qilari për pak krem djathi dhe një sanduiç me salmon por u bllokua në një inaugurim," komentoi me tallje Lester Kiewit në një mesazh në Twitter.

Një fotografi e Sanders duarkryq dhe këmbë mbi këmbë, e kapur nga AFP, frymëzoi përdoruesit e internetit për ta vënë atë vende vende nga më qesharaket.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco