Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Pamjet e shpërthimit të fuqishëm në Madrit, dyshohet për viktima

FOTO/ Pamjet e shpërthimit të fuqishëm në Madrit, dyshohet për viktima

16:24, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një shpërthim i madh ka shkatërruar disa kate të një ndërtese të vendosur në Rrugën ‘Toledo 98’, në rrethin Latina në Madrit, Spanjë.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se janë të paktën dy persona që kanë ndërruar jetë. Shpërthimi ndodhi kur dy persona po kontrollonin depozitë.

Në orën 3:20 pasdite, Policia u kërkonte banorëve të zonës të largoheshin nga ndërtesa sepse mund të ndodhnin më shumë shpërthime.

Gjithashtu po kërkohet të identifikohet nëse dikush ishte duke punuar në atë zonë, si dhe për video për të parë se si ndodhi shpërthimi.

Një dëshmitar i cili ishte duke ecur nëpër zonë shpjegoi për mediat se ‘shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe atij i ishte dukur si një bombë’ dhe se ‘një pjesë e madhe e fasadës ka rënë’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco