Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Si u zhvillua operacioni ‘top secret’/ Vaksina mbërrin në Britani

Si u zhvillua operacioni ‘top secret’/ Vaksina mbërrin në Britani

20:13, 03/12/2020
A+ Aa A-

Vaksina e koronavirusit ka mbërritur më në fund në Britaninë e Madhe pas një operacioni ‘top secret’.

Sipas Daily Mail, vaksinat e Pfizer dhe Biontech mbërritën me një flotë kamionësh të pamarkuar. 

Qeveria nuk dha asnjë informacion në lidhje me ngarkesën e çmuar nga frika se grupet kriminale mund të interceptonin dhe të dëmtonin ngarkesën.

Qeveria konfirmoi mbërritjen e ngarkesës, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

Britania do të nisë javën që vjen operacionin më të madh të vaksinimit në histori. 800 mijë dozat e para do të dërgohen fillimisht në disa laboratorë për një kontroll tjetër dhe më pas do të shpërndahen nëpër spitale dhe qendrat e vaksinimit.

Vaksinat janë prodhuar në një fabrikë në Belgjikë, prej andej mbërritën në Britani në masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë se një ditë më parë ishte Interpol që paralajmëroi se grupet kriminale do të tentojnë të fusin duart te vaksina.

Vaksina e Pfizer ofron mbrojtje mbi 95 përqind, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë. Ajo ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe shpërndarja do të jetë një sfidë më vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco