Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Virusi po përhapet nga veriu i Italisë’/ Eksperti gjerman: Mutanti ‘G’, më infektues se varianti...

‘Virusi po përhapet nga veriu i Italisë’/ Eksperti gjerman: Mutanti ‘G’, më infektues se varianti...

20:49, 28/11/2020
A+ Aa A-

Aleksandër Kekule, virologu i njohur gjerman, ka deklaruar se Covid-19 që po përhapet aktualisht, nuk është ai i Wuhan, por vjen nga veriu i Italisë.

Eksperti gjerman ka fajsuar Italinë se nuk i mori seriozisht paralajmërimet e Kinës në fillim të këtij viti, duke mos marrë masa për të bllokuar përhapjen e infeksionit.

Ai u shpreh se Covid-19 që qarkullon aktualisht nuk vjen nga qyteti kinez i Wuhan dhe se 99.5% i të gjithë rasteve lidhet me një mutacion që vjen nga rajonet veriore të Italisë.

Ky “cep” italian i virusit quhet mutanti “G”, dhe ka mutacione gjenetike, dhe është më infektues se varianti i zbuluar në Wuhan, epiqendër e epidemisë së Covid 19 në Kinë.

Ndër të tjera ai theksoi se duhet të bëhet kujdes, pasi në Wuhan nuk e dinin se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa në veri të Italisë kishte pasur paralajmërime nga Pekini, por nuk u morën seriozisht këto paralajmërime. Ai tha se në fillim të 2020-ës shpërtheu një epidemi që nuk u zbulua, e virusit origjinal, për disa javë. Derisa u zbulua në muajin shkurt, virusi pati kohë për të ndryshuar gjenetikisht dhe tashmë është më infektues se varianti origjinal i Wuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco