Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë, situatë ekstreme nga pandemia

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë, situatë ekstreme nga pandemia

16:14, 25/10/2020
A+ Aa A-

Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të zgjasë deri në fillimin e majit, njoftoi qeveria spanjolle.

Pedro Sanchez tha se i gjithë vendi do të bllokohet përveç ishujve të Kanarie, më tej ai shtoi se gjendja që po kalojmë është  ekstreme.

Qeveria ka njoftuar se masa e jashtëzakonshme do të hy në fuqi menjëherë deri në një afat 15 ditore ndërsa më pas do të dërgohet parlamentit ta votojë për një afat 6-mujor.

Kryeministri tha se nuk do të miratojë masat e kërkuara nga 10 rajone disa ditë më parë por dukë u njohur me shifrën mbi një milion të infektuar, që u bë shteti i parë në Europë më një shifër të tillë kryeministri mori masa të menjëhershme.

Që nga fillimi pandemisë janë infektuar 1,046,132 persona dhe kanë humbur jetën 35 mijë të sëmurë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco