Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

New York Times plas bombën, Trump ka paguar vetëm 750$ taksa  federale mbi miliardat e pasurisë së tij

New York Times plas bombën, Trump ka paguar vetëm 750$ taksa federale mbi miliardat e pasurisë së tij

09:44, 28/09/2020
A+ Aa A-

Donald Trump akuzohet së fundi se ka shmangur pagimin e taksave,sipas një raporti nga New York Times .

Në vitin që Trump u zgjodh president ka paguar vetëm 750 $ taksa federale,ndërsa ka shtuar se në vitin e parë në Shtëpinë e Bardhë ai ka paguar përsëri 750$.

"Ai nuk kishte paguar fare taksa mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e mëparshme - kryesisht për shkak se ai raportoi më shumë humbje se fitimit” raporton The Guardian.

Shumë nga bizneset e tij, përfshirë kurset e tij të golfit, raportojnë humbje të konsiderueshme financiare - të cilat e kanë ndihmuar atë të ulë taksat e tij.

Në një konferencë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të Dielën, Trump bëri akuza të egra për komplotet kundër tij në garën presidenciale që do të zhvilloi me Biden.

 Përfundimisht, ai e hodhi poshtë raportin e Times si "krejtësisht lajme të rreme".

Ai tha: “Ne kemi kaluar të njëjtat histori, mund të më kishe bërë të njëjtat pyetje katër vjet më parë, unë duhej ta diskutoja këtë dhe të flisja për të.”

Presidenti shtoi: “New York Times e provoi, të njëjtën gjë, ata duan të krijojnë pak një histori. Ata po bëjnë gjithçka që munden. Kjo është më e pakta. Historitë që kam lexuar janë kaq të rreme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco