Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pompeo në Greqi javën e ardhshme, në valën e tensioneve në Mesdheun lindor

Pompeo në Greqi javën e ardhshme, në valën e tensioneve në Mesdheun lindor

09:47, 25/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, do të vizitojë Athinën, qytetin verior të Selanikut dhe ishullin e Kretës javën e ardhshme në kontekstin e një udhëtimi që fillon të dielën, ku do të përfshihen ndalesa edhe në Itali dhe Kroaci.

"Sekretari Pompeo do të takohet me Kryeministrin Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Dendias për të rinovuar angazhimin tonë të përbashkët për të përparuar për sigurinë, paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor dhe për të festuar marrëdhënien më të fortë SHBA-Greqi në dekada," tha Departamenti i Shtetit i SHBA për vizitën të enjten.

Pompeo do të shkojë edhe në qytetin verior të Selanikut për të "nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të shkencës dhe teknologjisë, si dhe të presë udhëheqës të biznesit të sektorit të energjisë për një diskutim për të nxjerrë në pah diversifikimin e energjisë dhe projektet e infrastrukturës në Greqi."

Ai më pas do tëshkojë në Kretë, ku do të vizitojë bazën detare të Gjirit Souda, "për të nënvizuar partneritetin e fortë të sigurisë së SHBA me aleatin e NATO-s, Greqinë," shtoi njoftimi.

Në një postim në Twitter, Pompeo tha se ai ishte "duke pritur me padurim të diskutonte çështje të rëndësishme tregtare, sigurie dhe lirie fetare me homologët e mi në Greqi, Itali, Selinë e Shenjtë dhe Kroaci, javën e ardhshme .

Vizita e Pompeo në Athinë vjen mes përpjekjeve për të ulur tensionet në Mesdheun lindor midis Greqisë, Qipros dhe Turqisë për kufijtë detarë dhe të drejtat e kërkimit të gazit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco