Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Turqia hap ‘front’ tjetër lufte, paralajmëron Armeninë të mos luajë me zjarrin

Turqia hap ‘front’ tjetër lufte, paralajmëron Armeninë të mos luajë me zjarrin

13:05, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë paralamëroi Armeninë që “të mos luajë me zjarrin” pas vrasjes së një ushtari të Azerbajxhanit, në kufirin mes dy vendeve, që janë në konflikt të gjatë.

“Armenia, e cila në mënyrë të jashtëligjshme e pushtoi Karabakun e Sipërm, shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit”, shkroi kjo ministri në Tëitter.

Në këtë deklaratë gjithashtu pati lutje që “Zoti ta mëshirojë ushtarin e vrarë dhe Turqia i shprehi ngushëllime shtetit vëllazëror të Azerbajxhanit, duke ofruar përkrahje për këtë vend”.

Azerbajxhani dhe Armenia janë në konflikt pavarësisht armëpushimit në 1994 që la pas 30 000 viktima për shkak të territoreve të kontestuara kufitare.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe vendime nga shumë organizata ndërkombëtare i referohen këtij fakti dhe kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Nago-Karabaku dhe shtatë rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka formuar të ashtuquajturin Grupin e Minskut, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, me qëllim të zgjidhjes së këtij konflikti, por një gjë e tillë ende nuk është arritur.

Më shumë se dhjetë ushtarë të Azerbajxhanit u vranë gjatë përleshjeve të armatosura mes ushtrive të dy vendeve në korrik të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco