Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vdekjet globale me koronavirus kapërcejnë 300-mijëshin Spanjë, spitali i La Paz, dy minuta heshtje për mjekët e inferimierët që vdiqën nga koronavirusi

Vdekjet globale me koronavirus kapërcejnë 300-mijëshin

09:18, 15/05/2020
A+ Aa A-

Vdekjet nga koronavirusi në mbarë globin kaluan shifrën 300,000 të enjten ndërsa infeksionet  iu afruan shifrës 4.5 milionë, sipas një raporti të Reuters, ku Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se një të katërtën e të gjitha vdekjeve.

Mbretëria e Bashkuar dhe Italia përbëjnë 10-11% secila, ndërsa Franca dhe Spanja nga 9% secila.

Numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në vetëm katër muaj është tani i barabartë me rreth 3/4 e numrit të njerëzve që vdesin çdo vit nga malarja, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse infektive në botë.

Dhe ndërsa trajektorja e tanishme bie shumë larg nga gripi spanjoll i vitit 1918, i cili infektoi rreth 500 milionë njerëz dhe vrau të paktën 10% të pacientëve, ekspertët e shëndetit publik shqetësohen se të dhënat në dispozicion po theksojnë ndikimin e vërtetë të pandemisë.

Vdekja e parë e COVID-19 u raportua në 10 janar në Ëuhan të Kinës. U deshën 91 ditë që numri i vdekjeve të kalonte 100,000 por vetëm 16 ditë të tjera për të arritur në 200,000, sipas Reuters marrë nga raportet zyrtare nga qeverivë.

U deshën 19 ditë që nga 200,000 të shkohej tek numri  300,000 vdekje.

Pika e zymtë e 300,000 vdekjeve u arrit kur një burim i qeverisë amerikane tha që Shtetet e Bashkuara mund të përballen me "dimrin më të errët" të kohëve të fundit, nëse nuk përmirëson reagimin ndaj pandemisë.

"Dritarja jonë e mundësive po mbyllet," dëshmoi Rick Bright, ish drejtori i Autoritetit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor, pranë një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve të Sh.B.A.

"Nëse ne nuk arrijmë të përmirësojmë reagimin tonë, bazuar në shkencë, kam frikë se pandemia do të përkeqësohet dhe do të zgjatet," tha Bright, i cili tha se e kishin larguar r nga posti për shkak se ngriti problemet e gatishmërisë.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë se 85,000 vdekje nga koronavirusi.

Mbretëria e Bashkuar dhe Italia kanë raportuar më shumë se 30,000 vdekje secila dhe Franca dhe Spanja kanë raportuar më shumë se 27,000 secila.

Brazili renditet i gjashti për vdekjet, me 13,149 por shkalla e viktimave të tij po rritet shpejt. Ai ka raportuar mesatarisht pothuajse 700 raste të reja çdo ditë gjatë javës së kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco