Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një e treta e amerikanëve besojnë se Koronavirusi u krjiua në laborator/ Shumica janë republikanë

Një e treta e amerikanëve besojnë se Koronavirusi u krjiua në laborator/ Shumica janë republikanë

23:15, 18/04/2020
A+ Aa A-

Teksa shumica e shkencëtarëve në botë bien dakord që Koronavirusi doli nga natyra, pasiguria se si njerëzit u infektuan për herë të parë nga virusi ka lënë hapësirë që dezinformimi dhe teoritë konspirative të mos mungojnë.

Në Britaninë e Madhe kjo ka shkaktuar përhapjen e një teorie të komploti që e lidh COVID-19 me teknologjinë 5G, të cilën pothuajse një e treta e njerëzve thonë se nuk mund ta përjashtojnë si mundësi.

Por në SHBA, sipas një raporti të ri nga Qendra Kërkimore “Pew”, rreth një e treta e amerikanëve të anketuar besojnë se Koronavirusi u krijua nga njerëzit në një laborator.

8.914 amerikanë mazhorencë morën pjesë në anketë, ndërsa pyetja dhe përgjigjet ishin:

Përhapja e madhe e koronavirusit:

1) “erdhi natyrshëm”

2) “u zhvillua qëllimisht në një laborator”

3) “u bë aksidentalisht në një laborator”

4) “nuk ekziston me të vërtetë”.

(43%)  E amerikanëve të anketuar në raport thanë se Covid-19 ka shumë mundësi të ketë ndodhur natyrshëm; (29%)  Thanë se ka shumë të ngjarë të jetë krijuar në një laborator. Për më tepër, shumica e atyre që besuan se virusi ishte krijuar në një laborator besonin se ishte bërë me qëllim; (23%)  Një e katërta thanë se nuk ishin të sigurt se nga kishte origjinën e virusi; ndërsa 1% besonin se virusi nuk ekziston.

Ata që kanë më shumë mundësi ta besonin këtë teori komploti ishin votuesit Republikanë me (37%), ndërsa vetëm (21%)  e votuesve demokratë e besonin atë.

Hulumtimi tregoi se komploti ishte më i përhapur tek të rinjtë sesa të rriturit: rreth një e treta e të rriturve nga 18 deri në 29 vjeç thanë se virusi është zhvilluar në një laborator (35%), krahasuar me 21% të të rriturve 65 vjeç dhe më të vjetër.

Një e pesta (19%) e njerëzve me një diplomë universitare ose më të lartë besonin se koronavirusi ishte krijuar në një laborator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco