Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rrëfimi i tmerrshëm i infermieres britanike: Mu desh të largoja 40 trupa të vdekur...

Rrëfimi i tmerrshëm i infermieres britanike: Mu desh të largoja 40 trupa të vdekur...

10:32, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një infermiere e Sigurisë Kombëtare të Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe ka rrëfyer gjatë të martës në lidhje me ngarkimin e 40 trupave të vdekur nga koronavirusi në frigorifer, pasi morgjet janë përplot me viktima.

Sally Goodright tha se stafi në Spitalin Universitar Ëest Middlesex në Londrën Perëndimore është aq i mbingarkuar me trupa të vdekur, sa që nuk po arrijnë të pranojnë të vdekur të tjerë, raporton Daily Mail

Ajo iu bashkua pesë punonjësve të tjerë shëndetësor për lëvizur kufomat nga spitali. Në mesin e pacientëve, siç tregon infermierja, ishin edhe emrat e atyre që vinin të kontrolloheshin rregullisht tek ajo.

Infermierja Goodright iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë grumbullimet e vizitat tek të afërmit.

“Kështu, bashkë me dy kirurgë podiatik, një profesor podiatri, dy audiologë transportuam 40 trupa nga morgu tek frigoriferi”, rrëfeu punonjësja shëndetësore.

Ajo shtoi se të gjithë të vdekurit ishin akoma infektivë, kështu që ata kishin nevojë për të veshur pajisje të plota mbrojtëse personale (PPE) për orë të tëra.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco