Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Shoqëria moderne është kaq e frikësuar nga vdekja sa nuk po pyet për...’

‘Shoqëria moderne është kaq e frikësuar nga vdekja sa nuk po pyet për...’

10:03, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një nga juristët dhe ish-gjyqtarët më të lartë në Britaninë e Madhe, beson se frika irracionale që kemi nga vdekja, po na i vesh sytë në këto kohë.

Në një editorial në median britanike, Lord Sumption shkruan se të gjitha këto masa izolimi do të sjellin të tjera fatkeqësi më të mëdha, të një lloji tjetër.

“Frika është e rrezikshme, frika është ngjitëse. Ajo është armikja e arsyes. Ajo shtyp ekuilibrat dhe gjykimin. Ajo është infektuese. Koronavirusi është shembulli më i fundit dhe më i dëmshëm”, shkruan ai.

Në shkrim ai rendit një numër epidemish historike, që nga murtaja, gripi, kolera, tifoja, meningjiti, duke theksuar se shpërthime të tilla, me një shkallë shumë më të lartë vdekshmërie, janë tejkaluar me shumë më pak histeri.

Ai thotë se paraardhësit kanë bashkëjetuar me vdekjen, kurse shoqëria moderne është kaq e frikësuar prej saj.

Sipas tij, gjeneratat e ardhshme nuk do e kuptojnë histerinë aktuale mbi Covid-19, për shkak se ajo ka simptoma shumë më të buta se shpërthimet e tjera.

Lord Sumption thotë se masat aktuale të qeverisë po shkaktojnë vuajtje më pak të dukshme te viktima të tjera, siç janë gjeneratat e ardhshme, të cilave do u lëmë një nivel të lartë borxhi.

Ai thotë se pikërisht frika po i pengon njerëzit dhe qeveritë që të mendojnë qartë për kostot e këtyre masave.

Juristi i njohur madje lë të kuptohet se edhe vdekshmëria nga koronavirusi mund të jetë shumë më e ulët sa thuhet për shkak të testimit të kufizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco