Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

541 viktima në 24 orë nga koronavirusi/ Rritet sërish numri i vdekjeve në Lombardi

541 viktima në 24 orë nga koronavirusi/ Rritet sërish numri i vdekjeve në Lombardi

17:25, 27/03/2020
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve nga një shpërthim i koronavirusit në rajonin verior të Lombardisë, i cili ka mbajtur barrën e ngjitjes së vdekjeve në Itali, është rritur me rreth 541 viktima në ditë, duke shënuar rreth 5,402, viktima në total, thotë një burim i njohur me të dhënat të premten.  

Shifra e sotme, në krahasim me të enjten ku u regjistruan 387 vdekje, duke shënuar rritjen më të lartë ditore në Lombardisë deri më tani, raporton Reuters.  

Numri i rasteve në rajon, i cili përfshin ‘kryeqytetin financiar’ të Italisë Milano, të premten u rrit me rreth 2.409 raste, duke shënuar afro 37,298 të prekur tha burimi.  

Të enjten, janë regjistruar 2.543 raste të reja.  

Rastet e reja në Lombardi rrisin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në Itali, krahasuar me ato të regjistruara në Kinë, ku epidemia e koronavirusit doli në dritë në fund të vitit të kaluar.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco