Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

BE ende nuk e ka në plan të kufizojë udhëtimet, prej koronavirusit Grua me maskë në metronë e Milanos, 24 shkurt 2020

BE ende nuk e ka në plan të kufizojë udhëtimet, prej koronavirusit

11:19, 24/02/2020
A+ Aa A-

Bruksel – Komisioni Europian tha të hënën se BE nuk e ka ende në plan të pezullojë udhëtimet brenda zonës Shengen pas një shpërthimi të koronavirusit në Itali, por se kishte përgatitur plane emergjente.

Katër persona kanë vdekur në veri të Italisë prej sëmundjes dhe rreth 150 janë infektuar që nga e premtja, duke e bërë Italinë vendin më të prekur jashtë Azisë, njofton Reuters.

“Ka skenarë të ndryshëm, si psh një pezullim të koordinuar të Shengenit, që ne nuk po e mendojmë këtë moment, por po punojmë me plane emergjente,” tha Komisioneri i Menaxhimit të Krizave, Janez Lenarcic, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Të dielën në darkë, Australia pezulloi shërbimin e trenave mbi Alpe drejt Italisë për rreth 4 orë dhe I hapi sërish pasi dy udhëtarë të dyshuar rezultuan jot ë infektuar me koronavirus.

Kufizimi i udhëtimeve në zonën Shengen do të jetë proporcional dhe i koordinuar midis shteteve europiane, tha Komisionerja për Shëndetësinë në BE, Stella Kyriakides. Kufizimi do të mbështetet në prova shkencore, shtoi ajo.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco