Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Johnson zbulon pasaportën britanike pas Brexit/ Rikthehet ngjyra blu pas 32 vitesh

Johnson zbulon pasaportën britanike pas Brexit/ Rikthehet ngjyra blu pas 32 vitesh

22:38, 21/02/2020
A+ Aa A-

Boris Johnson ka zbuluar pasaportën e shumëpritur ngjyrë blu, e cila do të dalë përfundimisht muajin tjetër pas një ndërprerje 30-vjeçare.

Kryeministri u fotografua duke mbajtur dokumentin e ri të udhëtimit në një fluturim për në aeroportin Newcastle në ditën kur Britania u largua nga BE, në një imazh të lëshuar nga Downing Street, raporton Dailymail.

Pasaportat blu do të dërgohen në fund të marsit.

Pasaportat britanike ishin blu të errëta nga fillimi i modelit të vjetër në vitin 1920, deri në 1988 kur ato u ndryshuan në përputhje me shumicën e pasaportave të BE-së.

Një kthim në blu të errët u njoftua dy vjet më parë nga Ministri i atëhershëm i Emigracionit, Brandon Lewis, i cili tha se njerëzit donin të 'shihnin se gjërat janë të ndryshme' pas votimit për t'u larguar nga Bashkimi Evropian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco