Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vdiqën në sulmin me raketa/ Trudeau kompeson familjet kanadeze: Prisja t’a bënte Irani

Vdiqën në sulmin me raketa/ Trudeau kompeson familjet kanadeze: Prisja t’a bënte Irani

22:26, 17/01/2020
A+ Aa A-

Pas sulmit me raketa ndaj avionit ukrainas, ku gjetën vdekjen 63 persona nga Kanadaja, kryeministri Justin Trudeau, bëri me dije se familjet e viktimave, do marrin nga 25 mijë paund.

Në fjalën e tij, kryeministri Trudeau u shpreh edhe në lidhje me kompesimin financiar që familjet kanadeze presin nga Irani.

‘’Ndihma për shërbimet funerale dhe transportimin e trupave do të merret në ditët në vijim. Dua të jem i qartë, prisnim që Irani t’i kompensonte këto familje. Por i kam takuar familjarët. Nuk mund të presin me javë. Duan ndihmë dhe mbështetje tani. Nuk kemi parë ende se çfarë kompensimi të plotë do të bëjë Irani, por unë dua t’ju siguroj se çdo para që vjen nga Irani për familjet e viktimave do të shkonte direkt tek ata, dhe jo për të rimbursuar qeverinë kanadeze’’- tha Trudeau.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco