Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arrestohen 3 të rinj si mbështetës të IS, po planifikonin sulme mbi besimtarët jo-myslimanë

Arrestohen 3 të rinj si mbështetës të IS, po planifikonin sulme mbi besimtarët jo-myslimanë

18:05, 12/11/2019
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona të dyshuar si mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Ata, dyshohet se kanë përgatitur sulme me bomba kundër jo-myslimanëve, sipas Rel.

Prokurorët në Frankfurt thanë se policia ka bastisur tri apartamente në qytetin Ofenbah dhe ka arrestuar tre të dyshuarit.

I dyshuari kryesor, një 24 vjeçar, shtetas gjerman me origjinë maqedonase, ka siguruar materiale që nevojiten për të përgatitur eksploziv dhe ka bërë kërkime në internet për armë zjarri.

Dy të dyshuarit tjerë, 22 dhe 21 vjeç, janë shtetas turq.

“Operacioni është kryer në kohën e duhur për të parandaluar rrezikun”, tha prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen.

Ajo tha se të dyshuarit dukej se planifikonin sulme në rajonin Rhine-Main me qëllim të vrasjes “të sa më shumë, të ashtuquajturve jobesimtarë”.

Gjykata duhet të vendosë lidhur me masën e paraburgimit për të dyshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco