Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ekspertë francezë për të hetuar sulmet ndaj rafinerinerive të Arabisë Saudite Mbetjet e raketave që u përdorën në sulmet ndaj rafinerive rë naftës në Arabinë Saudite.

Ekspertë francezë për të hetuar sulmet ndaj rafinerinerive të Arabisë Saudite

07:56, 20/09/2019
A+ Aa A-

Franca ka dërguar shtatë ekspertë ushtarakë për të hetuar sulmet e kësaj fundjave në objektet e naftës saudite, përfshirë specialistë eksplozivësh, raketash dhe sistemesh mbrojtjeje tokë-ajër, tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.

Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, gjithashtu njoftoi për dërgimin e ekspertëve. Ai tha se një pretendim nga rebelët Houthi të Jemenit, që ata ishin përgjegjës për sulmin ndaj objekteve të naftës saudite, nuk ishte "shumë i besueshëm".

Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite. Përgjegjësinë e morën rebelët Huthi në Jemen që gëzojnë mbështetjen e Iranit.

Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës.

Irani ka mohuar çfarëdo përfshirje dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër secilës përgjigje ushtarake kundër tij./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco