Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

May i dhuron kryeministrit polak raketa ping-pongu, Morawiecki: Fat që politika nuk është ping-pong!

May i dhuron kryeministrit polak raketa ping-pongu, Morawiecki: Fat që politika nuk është ping-pong!

12:01, 07/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike, Theresa May i dhuroi homologut të saj polak, Mateusz Morawiecki një palë raketa ping-pongu gjatë samitit të Poznanit. “Fatmirësisht, politika ndërkombëtare nuk është ping-pong”, shkruajti në Twitter  Morawiecki.

“Ajo është bashkëpunim dhe përkujdesje për marrëdhënie të mira. Unë falënderova kryeministren May për dhuratën e këndshme gjatë takimit tonë në Poznan”, shton ai, sipas ATSH.

Një samit triditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit u zhvillua në datat 3-5 korrik në qytetin polak të Poznanit.

Procesi i Berlinit është një iniciativë gjermane për nxitjen e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Kjo nismë përfshin tetë vende të BE-së, Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia iu bashkua këtij grupimi vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco