Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Panik në Australi: Një burrë qëllohet në kokë, bllokohen rrugët e Sydney-t

Panik në Australi: Një burrë qëllohet në kokë, bllokohen rrugët e Sydney-t

11:32, 01/07/2019
A+ Aa A-

Paniku është përhapur te banorët e qytetit australian, Sydney, pasi një burrë u qëllua me armë zjarri në kokë nga një sulmues i armatosur.

Shërbimet e emergjencës u thirrën për të shkuar në “Gurley Place” të Bonnyrigg-ut rreth orës 5 e 30 të pasdites, sipas kohës lokale.

Ata e gjetën një burrë 32-vjeçar, i cili kishte plagë të armës anash kokës. Ai më pas u dërgua në spitalin “Liverpool”. Mjekët thanë se gjendja e tij është serioze, por e qëndrueshme.

Policia dhe mjekët janë në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet i kanë bllokuar rrugët e kësaj zone të qytetit.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një burrë i moshës 60-vjeçare. Ai është dërguar në stacionin policor “Fairfield”, shkruan “Daily Mail”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco