Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Dalin nga materniteti dhe harrojnë foshnjën e porsalindur në taksi

Dalin nga materniteti dhe harrojnë foshnjën e porsalindur në taksi

10:23, 22/05/2019
A+ Aa A-

Dy prindër të rinj të një foshnje të porsalindur kanë provuar frikën më të madhe në jetën e tyre pasi në momentin kur kanë zbritur nga një taksi kanë lënë foshnjën e porsalindur brenda, shkruan Indipendent. 

Çifti, nga Hamburgu në Gjermani, morën vëllain e të porsalindurit i cili ishte vetëm 1 vjeç, bënë pagesën e shoferit dhe harruan të merrnin të porsalindurin, njofton policia.

Vetëm kur panë se taksia po largohej ata kuptuan çfarë gabimi kishin bërë.

Babai dështoi në përpjekjen e tij për ta arritur me vrap taksistin i cili nuk e kuptoi dhe vazhdoi të ecte normalisht.

Shoferi i taksisë nuk kishte dijeni se kishte një foshnjë e cila po flinte në sedijen e pasme dhe e parkoi makinën në një parking nëntokësor në pushimin  e drekës dhe u largua si çdo ditë.

Por kur ai mori një tjetër pasagjer në aeroport pa se kishte foshnjën në makinë.

Ai menjëherë njoftoi policinë dhe menjëherë pas raportimit policia njoftoi edhe prindërit e foshnjës dhe fatmirësisht e gjithë familja u bashka përsëri./F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco