Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Shpërthimi i uzinës kimike në Kinë, 47 të vdekur, 640 të plagosur

FOTO/ Shpërthimi i uzinës kimike në Kinë, 47 të vdekur, 640 të plagosur

08:12, 22/03/2019
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve në një shpërthim të madh në një uzinë kimike në Kinë ka arritur në 47, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Shpërthimi i fuqishëm erdhi pasi një zjarri që ra në një fabrikë që prodhonte plehra kimike. 640 persona në total u dërguan në spital. Shumë prej tyre në gjendje kritike dhe dhjetra me plagë të rënda. 

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Zyrtarët e Uzinës Kimike Henglida, 3 km larg shpërthimit, thanë se çatia e saj u shemb ndërsa ata dolën me shpejtësi, sipas mediave lokale.

Zjarri u vu nën kontrollin e zjarrfikësve rreth orës 3;00, orës lokale, të premten, tha TV shtetëror.

Një grua, që e dha mbiemrin e saj si Xiang, tha se ajo kishte qënë gjithnjë e shqetësuar për sigurinë dhe nivelet e ndotjes në uzinë për shumë kohë. “Ne e dinim se do të shpërthente një ditë”, tha ajo për AFP/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco