Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Urim i veçantë për Krishtlindje vjen nga Australia...

Urim i veçantë për Krishtlindje vjen nga Australia...

09:19, 25/12/2018
A+ Aa A-

Mijëra njerëz  kanë përfituar nga moti i përsosur i verës për tu vendosur në disa nga plazhet më të njohura të Australisë për të festuar një Krishtlindje australiane në natyrë.

Atmosfera e Krishtlindjeve ndihej kudo në plazhin Bondi në Sydney, që nga veshjet festive përfshirë kapelen e kuqe të babagjyshit, bikini të kuq dhe brirët e drerit.

Madje në plazh nuk mungoi edhe një pemë Krishtlindjesh për të shtuar në atmosferën festive.

Skena të ngjashme ishin dhe në bregun e Detit të Jugut të Uellsit të Ri në afërsi të kufirit Queensland, ku qindra pushues u dyndën në ujë për festimet e tyre të Krishtlindjeve.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco